Real Madridi mund të jetë pa gjashtë lojtarë në ndeshjen e dytë ndaj Arsenalit

0
131

Real Madridi mund të jetë pa gjashtë lojtarë në ndeshjen e madhe ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma, Real Madridi do të jetë mysafir i Arsenalit në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Duke iu afruar më shumë ndeshjes, “Los Blancos” janë më pak favoritë se Arsenali, pavarësisht se janë kampionë në fuqi, pasi e mposhtën Dortmundin në finalen e vitit të kaluar.

Dhe tani, Real Madridi po ballafaqohet me një problem të madh, pasi është bërë e ditur se gjiganti spanjoll mund të mbetet pa gjashtë lojtarë në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Disa lojtarë të ekipit që drejtohet nga Carlo Ancelotti duhet të jenë të kujdesshëm që mos të ndëshkohen në ndeshjen e sontme, përkundrazi do të suspendohen për ndeshjen e dytë.

Lojtarë kyç si Vinicius Jr, Antonio Rudiger, Eduardo Camavinga janë vetëm një karton të verdhë larg suspendimit për një ndeshje, me Luka Modric, Lucas Vazquez e Endrick që po ashtu janë të rrezikuar.

Edhe Ancelotti po ashtu mund të mungojë në ndeshjen e dytë, nëse ndëshkohet nga gjyqtari i ndeshjes, i cili është Irfan Peljto.

Për ndeshjen e parë në Londër, Reali është pa Aurelien Tchouamenin, i cili po vuan dënimin prej një ndeshje shkaku i kartonëve. Ai akumukoi tre kartona të verdhë në ndeshjen ndaj Atleticos në “Metropolitano”./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here