Real Madridi e ka bërë një hap të madh prapa në luftë për ta mbrojtur titullin e kampionit në La Liga.
“Los Blancos” pësuan 2:1 në udhëtim ndaj Real Betisit, në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit spanjoll.
Mysafirët ishin ata që kaluan të parët në epërsi në minutën e 10-të kur Brahim Diaz realizoi, shkruan Gazeta Express.
Vendasit barazuan rezultatin në minutën e 34-të nëpërmjet Johnny Cardoso, i cili u asistua nga Isco.
E ky i fundit shënoi nga penalltia në minutën e 54-të, duke e dënuar ish-klubin e tij.
Me këtë fitore, Betisi ngjitet në vendin e gjashtë me 38 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Real Madridi mbetet përkohësisht i dyti me 54 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e parë, që tani ka një ndeshje më pak të luajtur.