Real Madridi fiton ndaj Valencias dhe vazhdon ndjekjen e Barcelonës

0
80

Real Madridi ka shënuar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Valencias në kuadër të javës së 23-të të La Ligës, në një ndeshje ku vendimi erdhi në pjesën e dytë.

Pas një pjese të parë pa gola, “Los Blancos” rritën presionin dhe kaluan në epërsi në minutën e 65-të me golin e Alvaro Carreras. Valencia pati një rast të artë për barazim, por Lucas Beltran goditi shtyllën në minutën e 71-të.

Në minutat shtesë, Kylian Mbappe vulosi fitoren duke shënuar për 2-0, pas asistimit të Brahim Diaz.

Me këtë triumf, Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 57 pikë, vetëm një pikë larg liderit Barcelona, duke e mbajtur të hapur garën për titullin kampion./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here