Skuadra e Real Madridit mbrëmë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Getafes në La Liga, duke mbetur kështu ende në garë për titull kampion, shkruan 04 Online.
Gjatë ndeshjes, dy lojtarë pësuan lëndime – dhe sipas Ancelottit kjo dyshe s’do jetë e gatshme për finalen e Kupës së Mbretit, shkruan Indeksonline
Bëhet fjalë për Camavingan dhe David Alaba. Që të dy kanë probleme muskolare.
“Camavinga dhe David Alaba kanë lëndime muskolare. Që të dytë nuk duket se do jenë gati për ndeshjen ndaj Barcelonës”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes
Real Madridi dhe Barcelona takohen të shtunën në mbrëmje në finalen e madhe të Kupës së Mbretit./04 Online