Real Madridi analizon ofertën marramendëse të Chelseat për Valverden

0
79

Real Madrid po shqyrton me kujdes një ofertë prej 120 milionë eurosh nga Chelsea për mesfushorin Federico Valverde, duke e rikthyer uruguaianin në qendër të vëmendjes së merkatos verore.

Klubi madrilen nuk ndjen urgjencë për ta shitur njërin nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, pasi Valverde konsiderohet element kyç në projektin sportiv falë paraqitjeve të qëndrueshme, shumëfunksionalitetit dhe mentalitetit fitues.

Nga ana tjetër, Chelsea është i vendosur ta përforcojë mesfushën dhe e sheh Valverden si figurë ideale për rindërtimin e ekipit, çka dëshmohet edhe nga oferta e lartë financiare.

Megjithatë, në Madrid vlerësohet më shumë aspekti sportiv sesa përfitimi ekonomik, ndërsa zëvendësimi i një lojtari me profilin e Valverdes konsiderohet tepër i vështirë. Qëndrimi aktual i klubit është i qartë: vetëm dëshira e vetë lojtarit mund të hapë rrugën për negociata serioze./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here