Real Madrid zhgënjen sërish, Mbappe assesi të gjej golin

0
91

Real Madrid ka befasuar sërish duke mos arritur më shumë se një barazim në duelin e xhiros së tretë të edicionit të ri të La Ligas.

‘Galaktikët’ kanë barazuar me rezulat 1-1 si mysafir ndaj skuadrës së Las Palmas.

Madrilenët madje u gjendën fillimisht në disavantazh, kur mesfushori Albero Moleiro kaloi vendasit në epërsi vetëm në minutën e 5-të të ndeshjes.

Mysafirët megjithatë u rikthyen në pjesën e dytë për ta barazuar rezultatin, duke e bërë këtë përmes Vinicius Jr i cili u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 69-të.

Ky është barazimi i dytë në tre xhiro për Real Madridit, krahas një fitoreje, që gjendet tani aktualisht në pozitën e 5-të me 5 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here