Real Madrid nuk ndalet në merkato. “Galaktikët” kanë zyrtarizuar afrimin e Joselu, me sulmuesin i cili është rikthyer pas më shumë se 10 vitesh në Madid. 33-vjeccari i lindur në Stuttgart u largua në gusht të 2013-tës drejt Hoffenheim për 6 milionë euro një dekadë më parë, por forma e treguar së fundmi ka bërë që te Reali t’i bëjnë vend sërish në skuadër.
Sezonin e shkuar José Luis Sanmartín Mato, i njohur si Joselu shkëlqeu me Espanyol, duke shënuar 16 gola e duke qenë shënuesi më i mirë në LaLiga pas Lewandowskit dhe Benzema. Real Madrid dhe Espanyol arritën akordin për huazimin për një sezon dhe me të drejtën e blerjes në fundin e edicionit.
Skuadra nga Barcelona nuk ia doli që të qëndronte në elitën e futbollit spanjoll pavarësisht golave të Joselu, me këtë të fundit që dëshironte me çdo kusht që të vijonte të luante në LaLiga. Joselu ishte pjesë e e Realit të Madridit për dy sezone, por në eksperiencën e parë ai shkëlqeu vetëm me skuadrën e dytë të “Los Blancos”, ndërkohë që kërkon që këtë edicion të vijojë me ritmin që pati edicionin e shkuar.