Real Madrid nuk heq dorë, i ofron kontratë të re yllit të ekipit

0
67

Real Madrid i ka bërë një ofertë të re Antonio Rüdiger, me synimin që ta mbajë në skuadër edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas gazetarit Pepe Alvarez, klubi madrilen i ka propozuar mbrojtësit gjerman një kontratë të re me kohëzgjatje njëvjeçare.

Marrëveshja aktuale e Rüdiger me Real Madridin përfundon këtë verë, çka ka ngritur pikëpyetje rreth vazhdimësisë së tij në klub.

33-vjeçari ka qenë një figurë kyçe në mbrojtjen e madrilenëve këtë sezon, duke ofruar paraqitje të qëndrueshme.

Për shkak të formës së tij të mirë, klubi besohet se dëshiron ta shpërblejë me një marrëveshje të re.

Zgjatja e propozuar do ta mbante Rudigerin në “Santiago Bernabeu” të paktën edhe për një sezon tjetër, nëse arrihet marrëveshja.

Rudiger ndërkohë ende nuk ka vendosur për të ardhmen, kurse ka edhe disa oferta nga Juventusi, klubet turke dhe ato arabe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here