Real Madrid eliminohet nga Liga e Kampionëve, Arsenal kalon me klas në gjysmëfinale

0
133

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid, i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve pas një performance zhgënjyese ndaj Arsenalit. Ndeshja e dytë çerekfinale, e zhvilluar në “Santiago Bernabéu”, përfundoi me humbjen 1-2 për “Los Blancos”, duke e vulosur fatin e tyre në këtë edicion evropian, shkruan 04 Online.

Arsenali, që tregoi dominim dhe disiplinë në të dyja përballjet, kalon më tej në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm bindës prej 5-1. “Topçinjtë” u treguan superiorë në çdo aspekt të lojës, duke ndëshkuar gabimet e Realit dhe shfaqur një futboll modern dhe efikas.

Kjo humbje shënon një tjetër zhgënjim për tifozët madrilenë, ndërsa Arsenal vazhdon të ëndërrojë rikthimin në finalen e madhe të kompeticionit më prestigjioz të klubeve në Evropë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here