Real Madrid drejt ndërrimit të brezit: Modric dhe Lucas pranë largimit, Alaba në pikëpyetje

0
87

Real Madridi pritet të nisë një valë të re ndryshimesh këtë verë, me fokusin tek rinovimi i skuadrës. Luka Modric dhe Lucas Vazquez janë afër largimit, pasi kontratat e tyre përfundojnë në fund të sezonit dhe nuk pritet t’u ofrohet rinovim, pavarësisht dëshirës së tyre për të qëndruar, shkruan 04 Online.

Modric po humbet rolin në skuadër, ndërsa ardhja e mundshme e Trent Alexander-Arnold e bën Lucasin të panevojshëm. Edhe David Alaba përballet me një të ardhme të paqartë, ndërsa klubi synon të afrojë Dean Huijsen. Ndërkohë, Antonio Rudiger mbetet me më shumë gjasa në skuadër.

Real Madridi duket i vendosur t’i japë fund epokës së veteranëve, për të ndërtuar një skuadër të re me “gjak të freskët”./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here