Reagon SHFMU “Emin Duraku”: Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses Şilan Görenç

0
1046

Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të nxënëses Şilan Görenç, nga klasa IX-6 e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku” në Prizren, raporton 04 Online.

Shkolla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e saj të parakohshme, duke e kujtuar si një lule të re që u shkëput padrejtësisht nga jeta.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses së shkollës sonë nga klasa IX-6, Şilan Görenç e cila filloi rrugën e përjetësisë në këtë mëngjes pranvere, pa na thënë lamturmirë. Një rreze e artë ndriçoi sot për të fundit herë para lindjes së diellit, si shëmbëlltyra më e denjë e tij. Një lule plot jetë dhe ëndrra u shkëput padrejtësisht nga gjiri i shokëve, shoqeve, mësimdhënësve dhe tërë atyre që e njohën dhe ikja e saj pllakosi acar në zemrat e të gjithëve.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe tërë atyre që e njohën!”, thuhet në reagimin e shkollës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here