Reagon SHBA-ja

0
229

Pentagoni ka thënë se nuk mund të konfirmojë raportimet se dy raketa ruse kanë rënë në Poloni dhe shkaktuan vdekjen e dy personave, raporton agjencia.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, ka thënë se është në dijeni për raportimet në media, por nuk kanë konfirmim.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet në media që pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur brenda Polonisë në afërsi të kufirit me Ukrainën. Mund t’u them se nuk kemi informata në këtë dhe po shikojmë para”, tha Ryder.

Ndërkohë zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë, Kelly O’Donnell, për “NBC”, ka thënë po ashtu se nuk mund të konfirmojë informatën.

“Nuk mund të konfirmojmë raportimet, ne duhet të zbulojmë të vërtetën në terren. Zyrtarët e SHBA-së janë duke punuar për të zbuluar situatën”, tha O’Donnell.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here