Reagon për herë të parë familja e Gjestit pas asaj që ndodhi mbrëmë në BBVIP Albania

0
200

Pas incidentit të ndodhur dje në shtëpinë e Big Brother Albania, ku banori Jozefin Marku goditi Gjestin, ka ardhur edhe reagimi i parë nga familja e këtij të fundit.

Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, ka postuar një story në Instagram ku falënderon të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj.

“Në pa mundësi mi kthy krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni tregu për to,” ka shkruar Blerina, duke shprehur falënderimin në emër të gjithë familjes Kelmendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here