Reagon KMDLNj pas vdekjes së një të ndaluari në stacionin policor në Suharekë, kërkon hetim të gjithanshëm

0
95

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) – Qendra Rajonale në Prizren ka reaguar lidhur me rastin e rëndë që ndodhi më 4 korrik 2025 në ndalimin policor në Suharekë, ku një qytetar humbi jetën, raporton 04 Online.

KMDLNj kërkon hetim të gjithanshëm për këtë rast, duke përfshirë të gjithë akterët relevantë, si dhe kërkon përgjegjësi institucionale për atë që ka ndodhur.

Reagimi i plotë

Me dt.04.07.2025 KMDLNJ-Qendra Rajonale në Prizren, përmes mjeteve të informimit është njoftuar për rastin e rëndë, që ndodhi sot herët në mëngjes (e premte), në ndalimin Policor në Suharekë, ku një qytetar ka humbur jetën.

            Sipas raportimit të mediave, N.K. 46 vjeçar, dyshohet se është vetë ngulfatur.

Viktima mbahej në ndalim, me vendim të Prokurorit të shtetit, me dyshimin për dhunë në familje.

            Poashtu, burimet thonë që ekipi mjekësor, ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes (në qelin ku ndodhej viktima), në ndalimin policor në Suharekë.

            KMDLNJ kërkon hetim të të gjithanshëm, përfshirë gjithë akterët relevantë për rastin, si dhe përgjegjësi për të njëjtit.

KMDLNJ, kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë e përgjegjësisë në qendrat e ndalimit, paraburgimit dhe burgjet e Kosovës, me qëllim të parnadalimit të këtyre rasteve, ku të privuarit nga liria, po përfundojnë me fatalitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here