Iliriana Sadriu ka reaguar publikisht lidhur me sjelljen e banorit Rogert në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke e cilësuar atë si arrogante dhe të papranueshme për formatin.
Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja ka kërkuar nga produksioni që persona me një qasje të tillë të mos mbahen në garë vetëm për shkak të klikimeve apo vëmendjes që mund të gjenerojnë.
Në reagimin e saj, ajo është shprehur:
“Big brother Albania” Per do klikime nuk keni nevojë me majt se ashtu kështu për këto se shikojmë.
Po shpresoj që tashti përnime ka me dalë jashtë edhe e di që ka me dalë Kjo so lojë këta njerëz janë përnime qeshtu”
Ky reagim i Ilirianës vjen në një kohë kur dinamika brenda shtëpisë ka nxitur debat të madh në rrjetet sociale, me publikun të ndarë sa i përket qëndrimeve ndaj banorëve. Mbetet të shihet nëse produksioni do të marrë masa apo nëse vendimin përfundimtar do ta ketë sërish publiku përmes votës./04 Online













































