G-Bani ka vazhduar sërish të ofendojë, bulizojë e të kërcënojë hapur Gjestin.
Derisa ai hyri që të marrë jastëkun në dhomën e gjumit, Amber nisi duke bërtitur se pse hyre duhet të flesh në sallon, e në ato momente G-Bani nisi të ofendonte e bërtiste.
Duke mos e lënë me kaq, ky i fundit e kërcënoi hapur, duke i thënë se të ngreh në ajër.
E në diskutim e sipër, e vetmja që reagoi zëshëm për të mbrojtur Gjestin është Gerta.
Ajo vazhdoi t’i bërtiste G-Banit se pse vazhdimisht po i bën presion Gjestit.
E duke mos e duruar këtë kundërshtim, G-Bani më pas i hodhi të gjitha gjërat e Gertës në tokë.
Situata acaruese, denigruese e aspak të hijshme për t’u parë po shkaktohen vazhdimisht si nga G-Bani, Amber dhe Jozi.