Raul Gonzalez, një ikonë e Real Madridit e ka dhënë mendimin e tij të sinqertë rreth debatit se kush është më i mirë, Ronaldo apo Messi.
Spanjolli është një legjendë e Real Madridit duke shënuar 323 gola në 741 ndeshje me fanellën e bardhë.
Ai është i treti golashënues më i mirë në historinë e Real Madridit, pas Karim Benzemas dhe Critstiano Ronaldos, që është i pari me 450 gola.
Raul dhe Ronaldo luajtën vetëm për një sezon së bashku, atë 2009/10.
Megjithatë, për Raulin më i miri i historisë nuk është Ronaldo, por një lojtar që vjen nga radhët e rivalit të Realit, Barcelonës.
Po, e saktë, bëhet fjalë për Lionel Messin.
Në vitin 2015, Raul kishte thënë për “Sports Illustrated”: “Isha me fat që kam luajtur me Ronaldon, Zidanen. Figon e Cristianon, por Messi është ndryshe”.
“Ai e bën gjithçka të duket e lehtë. Kur e sheh atë të luajë, të duket sikur po luan në rrugë me shokë”, shtoi ai
Messi duket se e ka kaluar Ronaldon në debatin për më të mirin e historisë, qysh nga triumfi në Kupën e Botës të vitit 2022 në Katar.
Ai po ashtu ka epërsi në fitimin e “Topave të Artë”, duke fituar 8 sosh, kundrejt pesë të Ronaldos.
“Topi i Artë” i vitit 2024 megjithatë do të shkojë te një emër tjetër, pasi as Messi e as Ronaldo s’janë të nominuar fare për këtë çmim.
Ylli i Real Madridit, Vinicius JR thuhet të jetë favorit kryesor për çmimin, në konkurrencë me bashkëlojtarin e tij, Jude Bellingham dhe Rodrin nga Manchester City.