Rasti i parë i virusit HMPV konfirmohet në Greqi

0
85

Në Selanik është konfirmuar rasti i parë me virusin HMPV, raportojnë mediat nga Greqia, shkruan 04 Online.

Rasti është regjistruar tek një 71-vjeçar, i cili filloi të shfaqë simptoma pas kthimit të vajzës së tij nga Kina, ku ajo kishte udhëtuar gjatë festave të fundvitit. Pas shfaqjes së simptomave, 71-vjeçari fillimisht u trajtua në një klinikë private dhe më pas, më 3 janar, u shtrua në spitalin Papanikolaou.

Testimi PCR i realizuar të shtunën tregoi se ai ishte pozitiv për metapneumovirusin (HMPV), i cili ka marrë formën e një pandemie në Kinë në javët e fundit. Ky virus është i njohur për mjekët, dhe tani priten deklaratat zyrtare të autoriteteve shëndetësore për hapat që do të merren më tej./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here