Marcus Rashford ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij te Barcelona edhe pas përfundimit të këtij sezoni. Sulmuesi anglez, i huazuar nga Manchester United, është përshtatur shpejt me ambientin blaugrana dhe ka bindur me paraqitjet e tij në LaLiga dhe në arenën europiane.
Kontributi i Rashford ka qenë i menjëhershëm, duke sjellë gola, fantazi dhe më shumë rrezik nga krahu i majtë. Përveç formës sportive, ai ka fituar vlerësimin e stafit teknik edhe për profesionalizmin dhe sjelljen brenda skuadrës.
Barcelona tashmë po shqyrton seriozisht aktivizimin e klauzolës së blerjes prej 30 milionë eurosh, një shifër që sot konsiderohet e favorshme. Ndërkohë, interesimi i Manchester United për rikthimin e tij mbetet i zbehtë, pasi dëshira e lojtarit është e qartë: e ardhmja e tij është në LaLiga./04 Online














































