Marcus Rashford do të jetë lojtari më i ri i Aston Villas, pasi klubi ka arritur marrëveshje me Manchester United për huazimin e tij deri në fund të sezonit, shkruan 04 Online.
Sipas burimeve të afërta me negociatat, Aston Villa do të mbulojë mbi 70% të pagës së sulmuesit, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një opsion blerjeje prej 40 milionë funtesh në verë.
Rashford pritet të kryejë testet mjekësore gjatë ditës së sotme, për të finalizuar kalimin te skuadra e Unai Emery, e cila synon të forcojë sulmin për pjesën e mbetur të sezonit./04 Online