Rashford: Barcelona është vend ideal për të shijuar futbollin dhe për të mësuar

0
93

Marcus Rashford ka folur pas më shumë se një muaji te Barcelona, ku u transferua këtë verë nga Manchester United në formë huazimi me opsion zgjatjeje.

Sulmuesi anglez për “SPORT” tha se po përshtatet shpejt me jetën në Spanjë.

“Çdo gjë është e re dhe shumë pozitive. Barcelona është vend ideal për të shijuar futbollin dhe për të mësuar. Ky është një kapitull i ri, jam këtu sepse doja të isha këtu. Qëllimi im është të fitoj dhe të kontribuoj në historinë e këtij klubi”, ka theksuar Rashford.

Ai theksoi se mund të përshtatet në disa pozicione, por objektivi i tij mbetet të ndihmojë ekipin me gola dhe asiste.

Rashford debutoi në La Liga kundër Mallorca-s, duke e nisur nga stoli, por shprehu bindjen se sa më shumë të luajë, aq më shumë do të përmirësohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here