Raportuesi i PE-së: Serbia ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur

0
60

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka vlerësuar se Serbia është në një gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme, pas tragjedisë së fundit që la të vdekur viktimën e 16-të në Novi Sad.

Ai theksoi se ky incident do të nxisë më tej pyetje dhe protesta masive në Serbi, duke e vendosur qeverinë serbe në një presion të madh për të marrë përgjegjësi për situatën.

“Vdekja e viktimës së 16-të nga Novi Sadi, për mendimin tim, do të ngrejë edhe një herë të gjitha pyetjet që nxitën protesta masive në Serbi dhe kjo është përgjegjësi e atyre që shkaktuan tragjedinë. Dhe të gjitha rrugët të çojnë, natyrisht, te dera e autoriteteve, të cilat qartazi nuk kanë arritur t’i përgjigjen pozitivisht kërkesave të të gjithë atyre që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Serbisë. Mund të themi se Serbia gjendet në një gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme”, tha Picula.

Ai e akuzoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për përpjekjet për të devijuar vëmendjen nga përgjegjësia duke e fokusuar atë tek “armiqtë e jashtëm.”

Në lidhje me krizën e brendshme në Serbi dhe vendet përreth, Picula u shpreh se Kroacia duhet të ketë parasysh ndikimin e situatës në kufijtë e saj lindorë dhe juglindorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here