Një djalë është raportuar i zhdukur në Mamushë të Prizrenit.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se rastin e ka lajmëruar babai i tij.
Ai ka thënë se djali është larguar nga shtëpia më 19 shtator dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
“Njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim.