Randal Kolo Muani arrin marrëveshje verbale me PSG-në

0
220

Raportohet se sulmuesi Randal Kolo Muani ka arritur marrëveshje verbale me skuadrën Paris Saint – Germain, por çmimi ofruar nga Frankfurti mund të paraqesë problem.

Sipas Sky Sports Germany, kampioni në fuqi i Francës ka arritur një marrëveshje në parim me përfaqësuesit e tij, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ai pati një sezon debutues mbresëlënës në Bundesligë, duke shënuar 15 gola në 32 paraqitje, të cilat e renditën të tretin në listën e golashënuesve të ligës.

Interesimi i PSG-së për Kolo Muanin vjen pasi klubi parisien synon të forcojë opsionet në sulm për shkak pasigurive që rrethojnë të ardhmen e Kylian Mbappe.

Me një largim të mundshëm të fituesit të Kupës së Botës 2018 , PSG po kërkon të rindërtojë sulmin e saj.

PSG po eksploron lojtarë të ndryshëm në treg për numrin 9. Ata donin të siguronin shërbimet e Victor Osimhen nga Napoli, por mosgatishmëria e tyre për të paguar çmimin e kërkuar të Tottenhamit për Harry Kane i ka kufizuar opsionet e tyre.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse gjiganti francez do të vazhdojë në mënyrë aktive ndjekjen për Kolo Muani nëse marrin Ramos nga Benfica për një çmim më të ulët prej rreth 80 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here