Ramush Rushiti i jep fund karrierës si trajner në KB “Junior 06” pas 20 vitesh drejtimi

0
146

Pas rreth dy dekadash në krye të KB Junior 06, trajneri dhe themeluesi i klubit Ramush Rushiti ka njoftuar “pensionimin” nga veprimtaria e tij si trajner, shkruan 04 Online.

Ai theksoi se gjatë këtyre viteve klubi arriti suksese me të gjitha grupmoshat, duke edukuar gjenerata të tëra në frymën sportive dhe garuese.

Duke falënderuar basketbollistët, trajnerët, përkrahësit dhe donatorët, ai u shpreh i bindur se KB Junior 06 do të vazhdojë traditën e sukseseve edhe në të ardhmen.

Njoftimi i plotë

Njoftoj opinionin e gjerë sportdashës dhe sidomos basketbollistët, trajnerët, përkrahësit dhe në veçanti donatorët e KB Junior 06 se kam vendosur të “pensionohem” nga veprimtaria ime në klub,si trajner!

E themeluam klubin, e drejtova për rreth 20 vjet, arritem suksese me të gjitha gruposhat e reja, edukova gjenerata të tëra në frymën e socializimit, edukimit shëndetësor, frymës garuese…. Dhe ja që erdhi koha ta dorëzoj klubin në duar të trajnerve te sigurt, te profesionistë dhe punëtorë të palodhshëm….

I bindur se klubi do të rrugëtojë sigurt drejt vazhdimit të traditës dhe sukseseve, unë falënderoj nga zemra të gjithë që më përkrahën dhe që do të vazhdojnë ta përkrahin KB Junior 06 që është një akademi e vërtetë dhe klub i trofeve.

Me respekt:

Ramush Rushiti,Kryetar i Klubit!

https://www.facebook.com/ramush.rushiti/posts/pfbid0WSg2x6WPJmkzLVdsBE8k8BCzW33fk1TUJBjL8eCUnANycoFsoeiNCzgePqBRNVyXl

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here