Ramush Haradinaj: Zgjidhja e vetme po mbetën zgjedhjet

0
106

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha sot se topi është në anën e Lëvizjes Vetëvendosje si subjekti me më së shumti vota pas zgjedhjeve.

“Po presim lëvizjen e partisë që ka marrë më shumë vota. Të shohim se çka do t’i ofrojë Kuvendit. Jemi në pritje të një rezultati të sotëm,” deklaroi Haradinaj para mediave.

Ai paralajmëroi se, nëse kjo përpjekje për formimin e institucioneve dështon, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, për shkak të mungesës së një oferte nga opozita.

“Nëse sot dështohet, atëherë zgjidhja e vetme mund të jenë zgjedhjet, për shkak se nuk ka një ofertë nga opozita,” theksoi kreu i AAK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here