Ramush Haradinaj udhëton në Amerikë për vizitë zyrtare

0
282

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vizitë zyrtare.

Haradinaj në ShBA do të takohet me kongresmenë, anëtar të Administratës Biden, me personalitete të tjera politike e te sigurisë, si dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Amerikë.

Kurti, gjatë qëndrimit në ShBA, do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Teksa, sot Kurti do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here