Ramush Haradinaj takon Richard Grenellin: Kosova do ta kthejë marrëdhënien strategjike me SHBA-në

0
32

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në SHBA për ceremoninë e inaugurimit të Trump, ka zhvilluar takim me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta.

AAK në njoftimin me detajet e këtij takimi, thekson se gjatë takimit “Haradinaj rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategiike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO”.

Njoftimi i plotë i AAK-së:

Në kuadër të vizitës në SHBA, Kryetari i AAK dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si President i SHBA. Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump.

Kryetari i AAK Haradinaj, rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategiike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here