Ramush Haradinaj për dënimin e “Calit”: Lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër

0
331

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas dënimit që Gjykata Speciale shqiptoi ndaj Salih Mustafës me 26 vjet burgim, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër duke besuar kështu në pafajësinë e UÇK.

Ai ka thënë se duhet pritur vendimi ne shkallës së dytë në rastin “Cali”.

Reagimi i plotë:

Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!
Dënimi sotëm i Salih Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here