Ramush Haradinaj: AAK është dëshmuar se është alternativa e duhur për Kosovën

0
179

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka uruar kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, pas renditjes së kësaj komune që udhëhiqet nga partia e tij, si e para në Grantin e Performancës Komunale për vitin 2022.

Haradinaj tha se për komunën e Rahovecit nuk është hera e parë që vlerësohet kësisoj, dhe sipas tij, ajo është kampione në çdo matje nga organizatat kredibile vendase dhe ndërkombëtare.

“Aleanca kudo që qeverisë, ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është alternativa e duhur për qytetarin e për Kosovën. Komunat ku qeverisim ne, kanë dhe vazhdojnë të përjetojnë zhvillim të hovshëm në secilin segment, për çka i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës kryetarëve tanë të cilët e kanë marrë punën me seriozitetin më të lartë”, tha Haradinaj.

Ai tutje tha se AAK-ja vazhdon të jetë e tillë, pasi sipas tij, ky është vizioni i kësaj partie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here