Ramë Buja flet për takimet me Fatmir Limajn: Ai mund të rikthehet në PDK

0
414

Ish-nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja, ka deklaruar se nuk e beson që mund t’i kufizohet dikujt të kthehet në Partinë Demokratike të Kosovës me gjithë këtë gjendje të saj, qoftë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj apo kushdo tjetër.

Për ish-ministrin e Arsimit, gjithsesi duhet të vinë edhe figura të tjera në PDK “por ta bëjnë një troh stazh partie pastaj të marrin detyra me përgjegjësi të lartë”.

“Gjithsesi të hapet për të rinjtë dhe që e kanë disponimin, të kthehen e të vijnë.  Unë kam një parim, që pavarësisht se njerëzit çfarëdo partie janë, unë kur i kam shokë e miq, partitë i futi nën tavolinë kur bisedoj dhe pij kafe me ta”, shtoi ai.

Buja theksoi se është takuar me ish-ministrin Fatmir Limajn dhjetëra herë dhe me të tjerët që sot nuk i në parti por i ka pasur bashkëluftëtarë.

“S’iu kam thënë asnjëherë që vinë apo të kthehen në PDK.  S’ka qenë keq që të kthehet në parti dikush që ka gabuar dhe ikur nga partia”, vijoi Buja në ATV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here