Ramadani shkëlqen në debutimin e Serie A, ja nota e mesfushorit

0
202

Ylber Ramadani u transferua këtë merkato nga Aberdeen në Serie A tek skuadra e Lecces. Menjëherë, 27-vjeçarit i janë besuar çelësat e mesfushës së Lecces dhe në fakt lojtari i kombëtares nuk ka zhgënjyer.

Pasi debutoi me Leccen në Kupë, mbrëmjen e së dielës, Ramadani debutoi edhe në kampionat teksa skuadra e tij mposhti me përmbysje Lazion me shifrat 2-1.

Mesfushori i kombëtares i luajti të gjitha minutat e sfidës duke zhvilluar një paraqitje tejet pozitive teksa në notat pas ndeshjes nga Eurosport, u vlerësua me notën 6.5. Në përshkrimin e ndeshjes së bërë nga Eurosport, Ramadani cilësohet si “fanari” i mesfushës së Lecces.

“Një nga fanarët e skuadrës së Lecces në mesfushë. Në fillimin e pjesës së dytë, Ramadani është njeriu më i rrezikshëm i të zotëve të shtëpisë”, shkruhej nga Eurosport mbi ndeshjen që zhvilloi ish-lojtari i Partizanit në Superiore. Kështu, Ramadani e ka nisur me “këmbë të mbarë” aventurën e tij në elitën e futbollit italian, një sinjal pozitiv edhe për trajnerin e kombëtares Sylvinho në vigjilje të dy përballjeve kualifikueseve për Euro 2024 ndaj Çekisë dhe Polonisë./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here