Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në komunën e Prizrenit ka mbetur pa udhëheqës.
Lirija Bytyqi ditë më parë konfirmoi dorëheqjen nga kjo drejtori.
04 Online nga burime të konfirmuara brenda Nismës Socialdemokrate në Prizren ka mësuar se Ramadan Tarashaj zyrtarisht është propozuar për udhëheqjen e kësaj drejtorie.
Tarashaj është ekonomist me profesion dhe pritet miratimi nga Shaqir Totaj për drejtorin e ri të turizmit dhe zhvillimit ekonomik./04 Online