Ramadan Tarashaj, ish-Drejtor i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, garon për Asamblenë Komunale me numrin 5 nga radhët e Bashkimit Demokratik, shkruan 04 Online.
Ai synon të vazhdojë punën për zhvillimin, atraktivitetin dhe forcimin e qytetit, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për një Prizren më të fortë e më të bukur.
Njoftimi i plotë i Ramadan Tarashaj
Prizreni është historia, kultura dhe krenaria jonë e përbashkët.
Çdo rrugë, çdo gur, çdo tregim i këtij qyteti mban kujtime dhe frymë jete.
Si Drejtor i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizenit, kam qenë pranë njerëzve, projekteve dhe ideve që e bëjnë Prizrenin më të gjallë, më atraktiv dhe më të zhvilluar.
Sot, po e vazhdoj këtë rrugëtim si kandidat me numrin 5 për Bashkimin Demokratik të Prizrenit, me synimin për të punuar edhe më shumë për qytetin tonë.
Mbështetja juaj është forca jonë e përbashkët.
Bashkë për një Prizren më të fortë, më të bukur dhe më të zhvilluar.
Bashkimi Demokratik Numri 5 – Për Prizrenin