Rama: Vuçiqi dhe unë kemi pikëpamje krejt të ndryshme për Kosovën

0
181

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ai dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë pikëpamje dhe qëndrime krejtësisht të kundërta kur bëhet fjalë për Kosovën.

Në një intervistë për televizionin malazias A Plus TV, Rama ka thënë se për të Kosova është shtet i lirë, demokratik dhe sovran.

“Por nëse situata është e tillë për momentin, unë mendoj se ndërkohë gjërat, ju e dini, po përparojnë, gjërat po ndryshojnë. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Ngadalë, por ata po ecin. Dikur nuk kishim asnjë komunikim dhe ishte e pamundur të imagjinohej që serbët dhe shqiptarët do të mund të ishin në të njëjtën tavolinë. Pra, do të duhet kohë, do të marrë kohë, por kjo është në rregull”, është shprehur Rama.

Ai iu referua edhe deklaratës së presidentit Vuçiq në Davos, lidhur me dialogun me Kosovën.

“Pashë deklaratën e fundit të presidentit Vuçiq nga Davos dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën se si ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por tregoi respekt”, u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here