Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe një herë ka përsëritur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk do të mundet nga padrejtësia, duke iu referuar nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Tribunali i Hagës.
Rama ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili gjatë fjalimit në Gjykatën Speciale mohoi akuzat për trafikim organesh e ekzistencën e “Shtëpisë së Verdhë”.
Kryeministri i Shqipërisë ka shkruar se është “çorbët e shpifur” kur sheh ata që udhëhoqën luftën të akuzohen si kriminelë.
“Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! Megjithatë, UÇK-ja nuk do mundet nga padrejtësia”, ka shkruar Rama në Facebook.
Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqi ka nisur të hënën.