Rama ‘thumbon’ qeverinë e Kosovës: Çmimi i energjisë në Shqipëri nuk ka kërcyer përpjetë si në Kosovë

0
361

Javën e kaluar Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur bllok tarifa për konsumatorët të cilët shpenzojnë mbi 800 kilovat energji elektrike.

Qeveria e Kosovës është zotuar se do të subvencioj këtë shtrenjtim të energjisë elektrike me 90 milionë euro.Kriza energjetike dhe rritja e çmimit të derivateve ka prekur edhe vendet e rajonit ndër do edhe Shqipërinë.Një komentues i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në rrjetin social, facebook kërkoi të dijë se si po kompensohet mos rritja e çmimit të energjisë në Shqipëri, me paret e Ramës apo të qytetarëve.

Ai tha se Rama ka braktisur popullin shqiptarë.Rama iu kundërgjigj se nëse do të braktiste popullin, çmimi i energjisë do të kërcente përpejtë si në Kosovë. “Sikur kjo të ishte e vërtetë sot çmimi i energjisë do të kishte kërcyer përpjetë si në Kosovë apo si në vende tjera përreth, por e kundërta është e vërtetë, braktisja e popullit nuk ka asnjë lidhje me mua”, iu kundërpërgjigj Rama komentuesit.

Shqipëria në dhjetor të 2021 ndihmoi Kosovën me furnizim me energji eletrike për të tejkaluar krizën energjetike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here