Rama: Shqipëria është e sigurt, mbrohet nga NATO

0
113

Kryeministri Edi Rama komentoi situatën në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Shqipëria, si anëtare e NATO, mbetet e sigurt.

“Sigurisht që si të gjithë, edhe ne jemi të prekur në sensin fatmirësisht, jo fizik, por patjetër politikisht, shpirtërisht, njerëzisht nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në një rajon, ku kemi miq të jashtëzakonshëm dhe ku me krenari jemi një nga vendet e pakta që kemi një miqësi të fortë, njëkohësisht me Izraelin dhe me vendet e Gjirit Persik, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katarin, Kuvajtin, Bahrenin, të cilat kanë qenë në rrezen e agresionit të killerave të Teheranit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here