Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë kosovar nga forcat serbe dje në Veri.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama ka shkruar se efektivët duhet të kthehen sa më parë në shtëpi, teksa shton më tej se që qv prej ditës së djeshme janë të fokusuar tek lirimi i tyre.
Kryeministri Edi Rama në Twitter:
- Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
- Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
- Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
- Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
- De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.