Rama për raportet me Serbinë: S’ka shans të biem dakord për të ardhmen e Kosovës

0
50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për marrëdhëniet mes shteteve ka përmendur edhe Kosovën.

Ai mori shembull specifik raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke theksuar se nuk ka shancë që të bien dakord për atë se cila është e ardhmja e Kosovës.

”Kemi një çështje të madhe midis nesh që ka qenë pengesë për të gjithë pasardhësit e gjithë qeveritë tona për të pasur marrëdhënie, faktikisht nuk kishim marrëdhënie”.

”Por, Serbia është këtu, është në rajon, ka lidhje me vëllezërit tanë në Kosovë, dhe është e rëndësishme për marrëdhënien tonë. Pas 68 vitesh, unë vizitova Beogradin”.

”Ne e kemi këtë mosmarrëveshje”.

”Nuk ka shans që ne të biem dakord se cila është e ardhmja e Kosovës”.

Por siç u shpreh ai për televizionin grek MEGA, nga ana tjetër kjo nuk duhet të jetë arsye për të mos shtjelluar gjëra tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here