Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pajtuar “absolutisht” me të dërguarin presidencial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speciale, Richard Grenell i cili tha se mbajtja në paraburgim e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është padrejtësi e rëndë e cila duhet të marrë fund.
“Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”, shkroi kryeministri shqiptar në X, duke shpërndarë postimin e zyrtarit të lartë amerikan.
Ndërsa i uroi kosovarët për 17-vjetorin e pavarësisë, Grenell kujtoi “padrejtësinë e rëndë” që tha se po i bëhet “atit themelues të shtetit të Kosovës”, Hashim Thaçit.
“Megjithatë, ky përvjetor është i errësuar nga një padrejtësi e rëndë. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet ta festonte sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, shkroi ai ndër tjerash.
Europianët, por edhe institucionet shtetërore të Kosovës, ai tha se kanë dështuar t’i japin fund “kësaj padrejtësie”.