Rama: Ne nuk na bën askush asgjë sepse jemi në NATO, po të mos ishim do të ishim pre e lehtë për këdo

0
279

Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer publikisht përgjigje qytetarëve në një bashkëbisedim online që zhvilloi sot pasdite. Duke iu përgjigjur një komenti, Rama është shprehur se përsa kohë që jemi në NATO, nuk na bën asgjë askush.

“Vërtetë jemi në një linjë me NATO-n dhe BE-në për luftën, për sanksionet e Rusisë për grurë, Evropa duhet të rimbursojë”

“Zotëri, nuk ka lidhje kjo. Nuk rimbursohen luftëtarët sepse po të mos ishim ne në NATO do të ishim pre e lehtë fare për këdo tjetër, ne nuk na bën askush asgjë sepse ne jemi në NATO. Historia nuk mund të trajtohet kështu! Unë nuk po ju them që kujtoni sakrificat e atyre që dhanë jetën në luftë. Unë po ju them se nuk bën njeriu kështu, të shkojë deri në pikën që të thotë se çfarë na duhet ne të jemi në NATO t’i heqim sanksionet Rusisë! Çfarë të ka ndodhur?! Ndërkohë që të tjerët po vriten rrugëve dhe janë më pak se 2 orë vijë ajrore larg nga ne.”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here