Rama në Berlin kërkon liberalizmin e vizave për Kosovën

0
216

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën. Në konferencën pas punimeve të Samitit të Berlinit, Rama ka thënë se shpreson që kjo çështje të zgjidhet sa më parë që është e mundur.

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara në Berlin janë tejet të rëndësishme por Kosova vazhdon të mos e gëzojë lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

“Sigurisht që mund të tingëllojë paksa e çuditshme ose e huaj për popullin e Kosovës që derisa po bëhet një hap tjetër përmes qeverisë për të nënshkruar liri të lëvizjes me letërnjoftime ata ende nuk mund të lëvizin lirshëm si çdo kush tjetër në rajon, kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, me të vërtetë shpresoj që kjo të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Rama.

Në kuadër të Samitit të Berlinit, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Serbia kanë nënshkruar tri marrëveshje, për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Duke i njohur letërnjoftimet, qytetarët e Kosovës dhe të Bosnje Hercegovinës do të mund të udhëtojnë pa viza në këto dy shtete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here