Gjatë fjalës së në Asamblenë e Kombëve të Bashkuara Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush, as nga pesë shtetet e BE që nuk e njohin.
Kreu i vendit tonë u ndal gjithashtu edhe tek lufta Ukrainë-Rusi. Kryeministri Rama tha se Shqipëria është në mbështetje të Ukrainës, ku i bëri thirrje Rusisë për paqe.
“Çdo paralele e tërhequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për qëllim të shpërqendrojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe opinionin publik, por Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtare, një anëtare aspirantë e komunitetit euroatlantik, dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime të rreme, duke nisur me 5 shtete vende anëtare që nuk e njohin.
Në vitin e tretë të luftës Rusi-Ukrainë i bëjmë thirrje Rusisë të ndalë këtë luftë. Të shërbesh një agresion, nuk sjell paqe, por sjell luftën. Një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjell vetëm disfatë të mëtejshme. Edhe ne duam paqe, edhe ne duam të ketë paqe mes Ukrianës dhe Rusisë. Po kërkojmë një paqe të drejtë. Një paqe që nuk mund të minojë Ukraiknën dhe të drejtën e saj. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Ukrainës sa të jetë e nevojshme”, tha kryeministri Rama.