Rama: Më 15 maj liderët e vendeve të BE-së në Tiranë, më 16 maj Samiti i NATO-s

0
53

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se më 15 maj në Tiranë do të mblidhen liderët e vendeve të Bashkimit Evropian për një darkë me të, ndërsa më 16 maj do të mbahet samiti i madh i NATO-s, ku vijnë edhe liderët e 46 vendeve të botës, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, Rama tha se Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një “zhvillim gjeopolitik të rëndësishëm për procesin e anëtarësimit”.

“Parlamenti Evropian po hap zyrën e tij në Shqipëri. Si ka mundësi, Sorosi, në Parlamentin Evropian, që vepron si diversant?! PE me hapjen e zyrës në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë si një pikë referimi në PE dhe që së shpejti do jetë anëtar i PE. BE po hap disa zyra dhe Shqipëria bëhet vendi mikpritës i zyrës së PE-së në Tiranë. Një tjetër zyrë do hapet edhe në Moldavi, në kufi me Rusinë. Ky është moment i jashtëzakonshëm dhe pozicionin tonë ndërkombëtar”, u shpreh Rama.

“Kemi filluar edhe përgatitjen për samitin e madh në Shqipëri të 16 majit. Dhe të gjithë liderët e BE-së kanë vendosur të vijnë në 15 maj për një darkë pune këtu me mua dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Pra 15 maj do të mirëpresim të gjithë liderët e BE-së dhe 16 maj do vijnë 46 liderët e botës, nga Ankaraja, Oslo, Jerevan, Baku, Kiev, Tbilisi, përveç Rusisë, e padyshim gjithë të tjerët që janë pjesë e BE-së. Kjo është Shqipëria e sotme”, shtoi tutje ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here