Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur shqetësimin e tij se tensionet mes Serbisë dhe Kosovës po rriten, dhe ka theksuar se është në interesin e të dy vendeve që situata të stabilizohet dhe të mos ndodhë një rikthim prapa.
Rama ka theksuar se nëse tensioni vazhdon të rritet, ka rrezik që Serbia të përpiqet të izolohet dhe të kthehet në një kohë të errët.
Ai ka thënë se në këtë rast, Kosova mund të humbasë shumë, pasi sipas tij, kjo situatë mund të rikthejë KFOR-in në krye të punës.
“Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës”, ka deklaruar Rama.
“Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë! Koha është tani dhe po fluturon.” – i ka bërë thirrje Rama kryeministrit Albin Kurti.