Rama i hyn pak në “hatër” BE-së: Më sigurt në autobusin e saj se në një avion rus

0
231

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e djeshme e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për zgjerimin e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.

Pasi Komisioni Evropian ka thënë se nuk fokusohen në data, Rama e ka krahasuar Bashkimin Evropian me një autobus të ngadaltë, por të sigurt.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë është shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të rrëzohet kurrë”, ka shkruar Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here