Rakiq kërkon nga serbët që të lejojnë lëvizjen e lirë të EULEX-it dhe KFOR-it në veri, por jo edhe të Policisë së Kosovës

0
243

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq u ka bërë thirrje qytetarëve serb në veri, për vetëpërmbajtje.

Rakiq ka kërkuar nga ta që të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in që të lëvizin lirshëm në këtë pjesë të vendit.

Një kërkesë të tillë ai nuk e pati për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“U bëj thirrje qytetarëve që të mundësojnë lëvizjen e KFOR-it dhe EULEX-it sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”, ka thënë Rakiq.

Ai ka shtuar se të gjithë kemi nevojë për paqe dhe dialog të vazhdueshëm.

“Ne të gjithë kemi nevojë për paqe dhe dialog të vazhdueshëm për t’u dhënë hapësirë negociatorëve që të arrijnë zgjidhjen e kësaj situate me dialog dhe jo me lëvizje të njëanshme”, thuhet në deklaratën e Rakiq. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsrpskalista.net%2Fposts%2Fpfbid0r7UvFygTzrA1S6oCBo1gmgjVNAso1Q7KQv6Fm1DyoB7hCha9R9afBtXUUgLhfSCyl&width=500&show_text=true&height=604&appId

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here