Rakaj: Sapo hyri në funksion nxemja e re me pelet, mësimi nga kjo e hënë do të zhvillohet normalisht

0
384

Ditë më parë 04 Online pati publikuar një prej shumë reagimeve të prindërve të nxënësve të ShMU “Hysen Rexhepi” rreth çështjes së ngrohjes në këtë shkollë.

Siç thuhej në reagimin e prindërve, në këtë shkollë mungonte ngrohja, teksa nxënësit kanë mbajtur mësim me orar të shkurtuar.

Si rrjedhojë, drejtoresha e kësaj shkolle, Lumnije Rakaj përmes një shkrimi në profilin e saj në ‘Facebook’ ka njoftuar se nga sot ka hyrë në funksion nxemja e re me pelet.

“Andaj mësimi nga kjo e hënë do të zhvillohet normalisht me orar të rregullt dhe me kushte optimale.”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e Rakajt.

“Të dashur nxënës,
Shumë të respektuar prindër, KDSh, KP, dhe ju të nderuar mësimdhënës!
Ju njoftoj se në ShMU “Hysen Rexhepi”, sapo hyri në funksion nxemja e re me pelet.
Pas një pune intensive nga Kompania Euroing dhe angazhimit e përkushtimit të gjithësecilit nga ne, në veçanti kryetarit të Këshillit të Prindërve, i cili gjatë gjithë kohës i ka informuar prindërit z. Arben Krasniqi, u zgjidh problemi i ngrohjes.
Andaj mësimi nga kjo e hënë do të zhvillohet normalisht me orar të rregullt dhe me kushte optimale.
FALEMINDERIT PËR MIRËKUPTIMIN DHE BASHKËPUNIMIN PRINDËRVE QË JANË PARTNERËT TANË MË TË MIRË!”, thuhet në njoftimin e drejtoreshës të ShMU “Hysen Rexhepi”./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here