Anëtarët e Klubit të Shigjetarisë nga Prizreni, Raes Zogaj dhe Anando Adzemi, do ta përfaqësojnë Kosovën në Garat Ballkanike në Mal të Zi.
Garat e lartpërmendura do të mbahen që nga 4 maji deri më 8 maj të këtij viti, ku pjesmarrës do të jenë sportist nga Kosova. Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Maqedonia Veriore, Sërbia, Kroacia dhe Mali i Zi.
Pas sukseseve të arrira në Kosovë, këtë vit Raesi dhe Anando do ta kenë mundësinë për herë të parë ta përfaqësojnë Kosovën dhe klubin e tyre në një garë ndërkombëtare.